LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Tottenham kompleton transferimin e Kulusevskit nga Juventusi

Zyrtare: Tottenham kompleton transferimin e Kulusevskit nga Juventusi

Juventusi dhe Tottenhami kanë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Dejan Kulusevskit për 30 milionë euro që do të paguhen në gjashtë vite.

Ish-anësori i Atalantas iu bashkua Tottenham me një marrëveshje fillestare huazimi në janar 2022.


“Juventus Football Club SpA njofton se Tottenham Hotspur FC ka ushtruar të drejtat e opsionit për blerjen përfundimtare të të drejtave të regjistrimit të lojtarit Dejan Kulusevski për një shumë prej 30 milionë euro, që do të paguhet në gjashtë vite financiare”.

“Ky operacion gjeneron një efekt ekonomik pozitiv prej rreth 12.8 milionë euro”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Tottenham kishte paguar tashmë 10 milionë euro për huazimin e lojtarit.

Tottenham kishte një opsion për të nënshkruar Kulusevski përgjithmonë për 35 milionë euro, por arriti të negociojë për të ulur çmimin, pasi suedezi nuk ishte në planet e Massimiliano Allegrit.

Kulusevski shënoi nëntë gola në 74 paraqitje me Zonjën e Vjetër. 23-vjeçari luajti edhe për Parmën dhe Atalantën në Serie A, duke shënuar 15 gola në 94 ndeshje.

23-vjeçari ka shtatë gola në 57 ndeshje në Tottenham. Ai tani ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2028. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori