LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Tonali nënshkruan me Milanin, zgjedh edhe numrin e fanellës

Zyrtare: Tonali nënshkruan me Milanin, zgjedh edhe numrin e fanellës
Sandro Tonali (Foto: AC Milan/Twitter)

Sandro Tonali është zyrtarisht një lojtar i ri i Milanit pasi ka përfunduar testet e tij mjekësore dhe do të veshë fanellën me Numrin 8.

Mesfushori bëri lëvizjen nga Brescia, si huazim për 10 milionë euro me opsion blerje për 10 milionë euro tjera, plus deri në 15 milionë euro bonuse dhe prej 10 për qind të çdo shitje në të ardhmen.


Testet mjekësore u kryen sot dhe ai nënshkroi kontratën pesë-vjeçare këtë pasdite me Rossonerët.

Presidenti i Brescia, Cellino: Tonali donte vetëm Milanin, refuzuam Interin, Barcelonën dhe Unitedin
Lexo po ashtu Presidenti i Brescia, Cellino: Tonali donte vetëm Milanin, refuzuam Interin, Barcelonën dhe Unitedin

Ai kishte qenë shumë afër bashkimit me Interin për kushte të ngjashme, por pasi Nerazzurrët vazhduan ta shtynin përfundimin dhe u përqendruan në objektiva të tjerë, Milan hyri me ofertën e tyre dhe fitoi garën.

Tonali është një mbështetës i përjetshëm i Rossonerëve, kështu që Presidenti i Brescia Massimo Cellino siguroi se ishte një zgjedhje e lehtë për 20-vjeçarin për të bërë.

Kishte raporte që ai e thirri Gennaro Gattuso personalisht për të pyetur nëse ai mund të trashëgonte fanellën e tij me numrin 8.

“Ne jemi të lumtur ta mirëpresim Sandron në familjen Rossoneri. Jemi të bindur që ai mund të japë një kontribut të rëndësishëm për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme së bashku”.

“Ai është një mesfushor me perspektiv të mëdhe që do të dijë të interpretojë vlerat e klubit tonë”, ka thënë drejtori teknik dhe legjenda Paolo Maldini. /Telegrafi/