LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Realit ndaj Celta Vigos

Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Realit ndaj Celta Vigos

Ndeshja e La Ligas në mes të Real Madridit kundër Celta Vigos e paraparë të luhet të dielën është shtyrë për shkak të dëmit të shkaktuar në stadiumin e Vigos nga një stuhi e madhe.

Të premten, ndeshja në mes të Deportivo La Coruna dhe Real Betis u anulua për shkak të erërave të forta në të gjithë rajonin veriperëndimor të Spanjës.


Stuhia ka dëmtuar edhe stadiumin e Celtas, Balaídos, duke ndikuar në zonën e rezervuar për mysafirë dhe duke çuar në inspektimet nga këshilli lokal të qytetit të shtunën në mëngjes dhe kryetari i komunës së Vigos, i cili ka thënë se ‘loja duhet të shtyhet’.

Shpjegim: Pse ndeshja mes Celtas dhe Realit mund të shtyhet, por nëse luhet është rrezik për tifozët
Lexo po ashtu Shpjegim: Pse ndeshja mes Celtas dhe Realit mund të shtyhet, por nëse luhet është rrezik për tifozët

La Liga ka konfirmuar shtyrjen në natën e shtunë dhe tha se data e saktë për këtë ndeshje ende nuk është vendosur.

“Pas një raporti nga qyteti i Vigos, organizata beson se stadiumi Balaídos nuk është i sigurt për spektatorët dhe lojtarët që të marrin pjesë të dielën, 5 shkurt,” thuhet në deklaratën e lëshuar në faqen e saj.

Real Madridi me plot opsione për përforcime, këta janë pesë lojtarët në listën e Perez
Lexo po ashtu Real Madridi me plot opsione për përforcime, këta janë pesë lojtarët në listën e Perez

“Prandaj, duke marrë këtë informacion, La Liga dhe Real Club Celta kanë transferuar këtë raport në FA spanjolle (RFEF). La Liga do të propozojë datat e mundshme për klubet dhe transmetuesit, dhe presidenti i RFEF do të vendosë për këtë çështje”, përfundon deklarata e lëshuar nga federata. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori