LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Semedo kalon te Wolves

Zyrtare: Semedo kalon te Wolves

Wolverhampton Wanderers ka arritur marrëveshje zyrtare me Barcelonë n për transferimin e Nelson Semedos.

Reklama

Mbrojtësi portugez ka disa ditë që ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Liga Premier, derisa tashmë është finalizuar edhe marrëveshja mes të tria palëve.

Wolves e ka prezantuar zyrtarisht Semedon si lojtar të tyre, derisa pak kush e kishte pritur një transferim të tillë.

Barcelona ka njoftuar se skuadra angleze ka paguar 30 milionë euro plus dhjetë milionë bonuse për transferimin e portugezit.

Semedo kishte qëndruar në Camp Nou për tri vite, mirëpo asnjëherë nuk arriti që të siguronte një vend të titullarit për një kohë të gjatë.

Portugezi kishte kaluar te Barcelona në vitin 2017 nga Benfica, duke bërë në total 122 paraqitje për klubin në të gjitha garat.

Për Wolvesin do të jetë një përforcim i madh dhe në rast se Semedo tregon formë të lartë, natyrisht se klubet e mëdha angleze do të tentojnë transferimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Al Khelaifi i kundërpërgjigjet Messit: Me gjithë respektin, por ne jemi një klub francez

Al Khelaifi i kundërpërgjigjet Messit: Me gjithë respektin, por ne jemi një klub francez

Ligue 1
Shënoi dhe asistoi në rikthimin spektakolar të Barçës, por Cancelo me kritika të ashpra ndaj vetës: Kam bërë ndeshje të keqe

Shënoi dhe asistoi në rikthimin spektakolar të Barçës, por Cancelo me kritika të ashpra ndaj vetës: Kam bërë ndeshje të keqe

La Liga
Bayerni planifikon shkarkimin e Tuchel, identifikon zëvendësuesin e tij

Bayerni planifikon shkarkimin e Tuchel, identifikon zëvendësuesin e tij

La Liga
Marcus Rashford bën aksident me makinën e tij, kjo është gjendja e tij

Marcus Rashford bën aksident me makinën e tij, kjo është gjendja e tij

Premier League
Tifozët ofenduan gruan e Jamie Vardyt - ai shënon dhe shkon feston para tyre

Tifozët ofenduan gruan e Jamie Vardyt - ai shënon dhe shkon feston para tyre

Ligat tjera
Bruno Fernandes hoqi dorë nga çmimi si ‘Lojtar i ndeshjes’ – ai ia dhuroi Evansit që kishte paraqitjen e 200-të me Man Utd

Bruno Fernandes hoqi dorë nga çmimi si ‘Lojtar i ndeshjes’ – ai ia dhuroi Evansit që kishte paraqitjen e 200-të me Man Utd

Premier League
Kalo në kategori