LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Riyad Mahrez vazhdon kontratën me Man Cityn

Zyrtare: Riyad Mahrez vazhdon kontratën me Man Cityn

Riyad Mahrez ka nënshkruar një zgjatje të kontratës edhe për dy vite të tjera me Manchester Cityn, duke bërë që marrëveshja e tij me klubin të zgjatet deri në qershor 2025.

Anësori algjerian është bërë një nga figurat kryesore në skuadrën e Pep Guardiolës që kur u bashkua nga Leicester City në verën e vitit 2018.


Në katër sezone, Mahrez e ka ndihmuar Man Cityn të fitojë tre tituj të Ligës Premier League, tre Kupa të Ligës dhe një FA Cup, së bashku me arritjen e një finaleje të parë të Ligës së Kampionëve.

Deri më sot, ai ka bërë 189 paraqitje për Cityn, duke shënuar 63 gola dhe duke kontribuar me 45 asistime.

“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj marrëveshjen e re. Kam shijuar çdo minutë të kohës sime këtu. Është kënaqësi të jesh pjesë e një klubi kaq të jashtëzakonshëm”, ka thënë Mahrez i cili e ka përmendur edhe Pep Guardiolan, duke shtuar se është gjë e bukur të punohet me të. /Telegrafi/