Real Madridi ka marr vendim që ta largojë nga posti i trajnerit, Julen Lopeteguin

Klubi mbretëror është duke vazhduar me rezultate të dobët, ndërsa humbja me rezultat 5-1 ndaj Barcelonës ishte kulmi.

“Bordi i Drejtorëve të Real Madrid CF, sot ,e 29 tetor 2018, u pajtuan që të ndërpresë kontratën që e lidh trajnerin Julen Lopetegui me klubin”.

Perez e Lopetegui

“Ky vendim u miratua nga niveli më i lartë i përgjegjësisë dhe synon ta ndryshojë dinamikën në ekipin e parë, ndërsa të gjitha objektivat e këtij sezoni janë ende të arritshme”.

“Bordi i Drejtorëve e kupton se ka një ndryshim të madh midis cilësisë së stafit të Real Madridit, i cili ka tetë lojtarë të emëruar për ‘Topin e Artë’ të ardhshëm, diçka e paprecedentë në historinë e klubit dhe rezultatet e arritura deri tani”.

“Klubi e falënderon Julen Lopeteguin dhe të gjithë ekipin e tij teknik për përpjekjet dhe punën e tyre dhe i dëshiron atyre më të mirën në karrierën e tyre profesionale”.

“Ai do të zëvendësohet përkohësisht nga Santiago Solari, i cili do të udhëheqë ekipin e parë duke filluar nga nesër, e martë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Santiago Solari gjatë një ndeshje të Real Madrid Castillas (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Real Madridi është aktualisht në vendin e nëntë në La Liga./Telegrafi/