LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me portierin Altin Gjokaj

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me portierin Altin Gjokaj

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e portierit 18-vjeçar, Altin Gjokaj, i cili vjen nga Drenica.

Klubi kryeqytetas ka filluar me përforcime në afatin kalimtar të janarit, pasi duan t’i arrijnë objektivat e tyre në përfundim të sezonit.


Drejtuesit e Prishtinës kanë filluar nga porta, ku tashmë kanë arrit marrëveshje për transferimin e reprezentuesit të Kosovës, 18-vjeçarit Gjokoj.

“Mirësevjen Altin Gjokaj. 18 vjeç, i lindur më 11.11. 2005 në Skenderaj, portier i KF Drenica dhe Përfaqësueses së Kosovës i të gjitha kategorive zinxhir të saj duke filluar nga U15 dhe deri U21, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin më të madh në vend, FC Prishtina”, thuhet në njoftim e Prishtinës.

Pas nënshkrimit të kontratës dhe prezantimit, portieri i talentuar drenicas është prononcuar për faqen zyrtare të klubit.

“I falënderoj drejtuesit e klubit të Prishtinës që më dhanë mundësinë të vesh fanellën e klubit më të madh në vend. Jam i hapur për konkurrencë. Kam ardhur t’i tregoj vlerat e mia dhe të tregoj tërë potencialin tim”, ka thënë Gjokaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përleshjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Jurgen Klopp thyen heshtjen me një përgjigje të qartë lidhur me debatin e ashpër me Salahun

Premier League
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Kalo në kategori