LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pensionohet Conor McGregor

Zyrtare: Pensionohet Conor McGregor
Conor McGregor (Foto by Isaac Brekken/Getty Images/Guliver)

Conor McGregor njoftoi këtë mëngjes se ka dalë në pension nga sporti i “Miksimi i Arteve Marciale”, e cila gjë ishte hera e dytë në tre vjetët e fundit.

Ylli irlandez i UFC-së përmes llogarisë zyrtare në Twitter se ka përfunduar karrierën prej luftëtari brenda tetëkëndëshit.


“Hej të gjithë, kam një njoftim të shpejtë. Kam vendosur të dal sot në pension nga sporti i njohur zyrtarisht si ‘Mixed Martial Art'”, shkroi McGregor dhe më tutje shtoi,”Uroj të gjithë kolegët e mi të vjetër të shkojnë përpara në garë”.

“Tani bashkohem me ish-partnerët e mi në këtë sipërmarrje, tashmë të pensionuar. Pina Colada e duhur për mua!”, shkroi ai.

Garuesi 30 vjeçar nuk ka luftuar qëkur ishte rrahur nga rivali Khabib Nurmagomedov, në tetor të vitit të kaluar.

Vendimi i McGregor vjen pas disa javëve të trazuara për luftëtarin. Ai u arrestua në Miami më parë këtë muaj pasi dyshohet se kishte shkatërruar një telefon jashtë një klubi nate në Florida.

Ai më vonë u akuzua për keqtrajtime kriminale dhe grabitje me armë pasi policia tha se e kishte goditur me telefon një tifoz.

McGregor: Ronaldo është shembull për t'u ndjekur, frymëzohem nga ai
Lexo po ashtu McGregor: Ronaldo është shembull për t'u ndjekur, frymëzohem nga ai

McGregor u arrestua gjithashtu vitin e kaluar në Nju Jork pasi policia tha se sulmoi një autobus që barte disa luftëtarë të arteve marciale.

Irlandezi vlerësohet të ketë fituar 200 milionë dollarë nga karriera, e cila përfshiu një luftë kundër kampionit të mëparshëm të boksit, Floyd Mayweather. /Telegrafi/