LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Peja nuk arrin të përmbush kriteret e FBK-së, mbetet jashtë Superligës

Zyrtare: Peja nuk arrin të përmbush kriteret e FBK-së, mbetet jashtë Superligës

Pejën nuk do ta shohim në garat e sezonit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një komunikate la njoftuar e klubi i basketbollit Peja as në afatin shtesë të caktuar nga Bordi i FBK-së nuk ka arritur të sjell dëshmi se i ka kryer obligimet ndaj FIBA-s dhe FBK-së.


Më 10 gusht në ora 17:00 ka qenë afati i fundit për regjistrim të klubeve në ligat seniore të të dyja konkurrencave dhe deri në atë datë, pejanët nuk kanë sjell dëshmi se i kanë kryer obligimet ndaj dy institucioneve të lartëpërmendura.

Në këtë mënyrë Bordi i FBK-së, konform propozicioneve të garave ka marr vendim që të mos i regjistroj “Shqiponjat” për edicionin e ri garues, si dhe konform Statutit të FBK-së, anëtarësia e KB Peja në Federatën e Basketbollit të Kosovës do të mbetet e pezulluar derisa të përmbushen të gjitha kushtet për pjesëmarrjen e saj në garat e FBK-së.

Kështu, Peja suspendohet dhe çregjistrohet nga çdo veprimtari në Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Po ashtu Zyra Ligjore e FIBA-s ia ka bërë të qartë se nëse KB Peja nuk i kryen obligimet ndaj FIBA-s deri në afatin e regjistrimit të caktuar nga FBK, atëherë do të jetë Federata e Basketbollit të Kosovës që automatikisht do të sanksionohet nga FIBA.

Duhet theksuar se konform mandatit ligjor të Bordit të FBK-së, ky i fundit sot do të hap konkurs për Wildcard për anëtarin e tetë të Superligës së Kosovës, në mënyrë që skuadrës në fjalë t’i jepet kohë e mjaftueshme për përgatitjet për edicionin e ri garues 2018/19, që pritet të startoj më 16 shtator 2018. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori