LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Manchester United kompleton transferimin e Telles

Zyrtare: Manchester United kompleton transferimin e Telles

Manchester United ka njoftuar se kanë transferuar Alex Telles nga Porto.

Mbrojtësi i majtë ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Djajtë e Kuq, derisa është transferimi i tyre i dytë, pas Donny van de Beek.


Mbrojtësi brazilian është me shumë përvojë si në ligën e Portugalisë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Në pesë sezonet e kaluara Porto, ai shënoi 26 gola dhe bëri 50 asistime, derisa Unitedi shpreson në ndihmën e tij në këtë edicion.

Shuma e transferimit besohet se u kompletua në 15 milionë euro plus tre milionë bonuse. /Telegrafi/