LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Liridon Latifi transferohet te Sheriff Tiraspol

Zyrtare: Liridon Latifi transferohet te Sheriff Tiraspol

Sulmuesi shqiptar, Liridon Latifi është bërë me skuadër të re, duke u transferuar te skuadra më e trofeshme moldave, Sheriff Tiraspolit.  

Liridon Latifi është larguar nga hungarezët e Puskas Academy pas dy viteve të kaluara tek ta.


Djaloshi nga Prishtina ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Moldavi tek një skuadër e njohur.

Të gjitha lajmet rreth Liridon Latifit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liridon Latifit

Bëhet fjalë për ekipin Sheriff Tiraspol që ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me reprezentuesin e Shqipërisë.

“Ekipi i FC “Sheriff” ka kënaqësinë të mirëpresë Liridon Latifin dhe i dëshiron vetëm fitore dhe ndeshje pa lëndime me bluzën e verdhë dhe të zezë të klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit moldav.

Ndryshe, Latifi është akademi e skuadrës prishtinase, Flamurtari, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe Prishtinën dhe Skënderbeun. /Telegrafi/