LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Juventusi rinovon kontratën e Mandzukicit

Zyrtare: Juventusi rinovon kontratën e Mandzukicit
Foto: Juventus/Twitter

Juventusi ka njoftuar se sulmuesi Mario Mandzukic ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2021.

Pas shumë muajve bisedime, klubi italian dhe sulmuesi kroat kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës.


Sky Sport Italia raporton se marrëveshja e re do të shohë Mandzukicin të fitojë 5.5 milionë euro plus shpërblime në sezon ose një rritje prej një milion nga paga e tij e mëparshme.

Kroati, i cili i mbush 33 vjet në maj, u bashkua me Juventusin nga Atletico Madridi në verën e vitit 2015, ndërsa më parë ka luajtur edhe për NK Zagreb, Dinamo Zagreb, Wolfsburg dhe Bayern Munich.

Ai ka shënuar 43 gola në 159 paraqitje për Bianconerët, duke siguruar edhe 24 asistime dhe duke fituar tre Scudetto. /Telegrafi/