LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Julen Lopetegui është trajner i ri i Wolves

Zyrtare: Julen Lopetegui është trajner i ri i Wolves

Julen Lopetegui ka mbetur vetëm një muaj pa punë pas largimit nga Sevilla.

Trajneri spanjoll karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez ku ka marrë drejtimin e skuadrës Wolverhampton Wanderers.


56-vjeçari është trajner i ri i klubit anglez që këtë edicion e shohin vetën të parafundit në tabelën e Ligës Premier me vetëm 10 pikë pas 13 xhirove të luajtura.

Tekniku spanjoll megjithatë do ta marrë drejtimin e skuadrës vetëm me 14 nëntor, pasi kampionati të shkoj në pushim për shkak të Kupës së Botës.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Julen Lopetegui do të marrë detyrën si trajneri ynë i ri të hënën më 14 nëntor”, ka shkruar faqja zyrtare e Wolves.

Kjo do të thotë se trajneri i përkohshëm Steve Davis do të kujdeset edhe për ekipin në tre ndeshjet e mbetura kundër Brighton, Leeds dhe Arsenal para pushimit të Kupës së Botës.

Lopetegui ka një karrierë të gjatë si trajner pasi ai ka udhëhequr ekipet si Porto, Real Madrid e Sevilla, derisa ka qenë edhe trajner i Kombëtares A të Spanjës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori