LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Jameel McKay përforcimi i ri i Yllit

Zyrtare: Jameel McKay përforcimi i ri i Yllit

Golden Eagle Ylli ka vazhduar me përforcime para stinorit të ri.

Skuadra nga Theranda ka angazhuar basketbollistin amerikan Jameel McKay.


McKay është i gjatë 2.06m dhe luan në pozitat katër dhe pesë.

Amerikani ka qenë edhe pjesë e Draftit në NBA, por pa arritur të nënshkruajë një kontratë.

Njoftimi i plotë nga klubi therandas:

JAMEEL McKAY vjen për t’i dhënë magji lojës së Golden Eagle YLLIT

Ardhja e Jameel McKay në klubin tonë nuk dihet se si të përkufizohet ndryshe përpos që “YLLI vjen te YLLI”.

I gjatë 2.06m, me elasticitet të mrekullueshëm në lëvizje, i paparashikueshëm në veprimin e radhës, me një aftësi bllokuese të çeliktë dhe karizmatik, McKay zbarkon në Suharekë.

Në pozitat 4/5 është i pakontestueshëm, pas një përvoje jo të vogël, disa herë në përzgjedhje të lojtarëve më të mirë, më i miri në lojën mbrojtëse tek IOWA State dhe pjesë në NBA Draft, ai ka vendosur që numrin 1 që e ka mbajtur tek IOWA State, ta vendosë para klubit tonë në këtë sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori