LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Gimenez ka rinovuar me Atleticon

Zyrtare: Gimenez ka rinovuar me Atleticon
Jose Gimenez (Foto: Getty Images)

Atletico Madridi ka njoftuar se ka rinovuar me Jose Gimenez.

Mbrojtësi nga Uruguai do vazhdojë të jetë pjesë e klubit spanjoll deri në fund të viti 2023.


Kjo gjë u prit mirë nga tifozët pasi shumë klube të mëdha evropiane kishin shfaqur interesim së fundmi për shërbimet e 23-vjeçarit.

Një nga skuadrat më serioze ishte Manchester Unitedi i Jose Mourinhos.

Gimenez iu bashkua Atleticos në prillin e 2013 për 900 mijë euro nga skuadra uruguaiane, Danubio.

Tetë qendër mbrojtësa në objektivat e Unitedit: Prej Skriniarit deri te Romagnoli
Lexo po ashtu Tetë qendër mbrojtësa në objektivat e Unitedit: Prej Skriniarit deri te Romagnoli

Në sezonin u paraqit vetëm në 27 ndeshje në të gjitha garat për Atleticon, ku shënoi dy gola.

Gimenez shquhet për lojën në ajër dhe duelet një me një. /Telegrafi/