LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Eros Grezda lojtar i Osijekut

Zyrtare: Eros Grezda lojtar i Osijekut

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Eros Grezda, edhe zyrtarisht është transferuar në një klub të ri.

Sulmuesi shqiptar sezonin e kaluar ishte pjesë e Lokomotiva Zagrebit.


Mirëpo, performancat e mira të tij kanë bërë që ai të transferohet te Osijeku, skuadra tjetër kroate që ka pretendime më serioze se klubi i mëparshëm i Erosit.

Në 59 paraqitje ai ka shënuar 14 gola në fanellën e Lokomotiva Zagrebit.

Grezda së fundmi u paraqit edhe për kombëtaren e Shqipërisë. Deri tash ai ka dy paraqitje në fanellën Kuq e Zi. /Telegrafi/