Zyrtare: De Ketelaere kalon nga Milani te Atalanta


Atalanta ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me Charles De Ketelaere nga Milani, si huazimi me opsion blerje.
Besohet se Atalanta do t'i paguajë kuqezinjtë një tarifë huazimi prej 3 milionë euro për sezonin 2023-24, duke ruajtur të drejtën për të blerë lojtarin për 22 milionë euro plus 4 milionë euro bonuse.
Milani do të marrë fitojë 10% nëse Atalanta vendos të blejë De Ketelaere plotësisht e lojtari shitet më vonë diku tjetër.
22-vjeçari do të veshë fanellën me numër 17, gjatë qëndrimit të tij në Bergamo.
De Ketelaere gjithashtu do të regjistrohet në kohë për ndeshjen e parë të ligës së Atalantas në sezonin 2023/24 të Serie A, në udhëtim te Sassuolo këtë të diel.
De Ketelaere kaloi te Milani verën e kaluar për 35 milionë euro nga Club Brugge. /Telegrafi/













































