LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Cazorla i bashkohet Villarrealit

Zyrtare: Cazorla i bashkohet Villarrealit

Santi Cazorla edhe zyrtarisht i është bashkuar Villarrealit.

Klubi spanjoll ka njoftuar tifozët nëpërmjet Twitterit se ka transferuar ish-mesfushorin e Arsenalit si lojtarë të lirë.


Kjo është aventura e tretë e 33-vjeçarit te Nëndetësja e Verdhë. E para ishte nga viti 2003 deri 2006, pastaj nga 2007-2011 për katër sezone dhe tani.

Gjatë gjithë karrierës te skuadra spanjolle ai ka fituar vetëm një trofe, atë të UEFA Intertoto Cup në vitin 2004.

Te Topçinjtë ishte për gjashtë sezone, ku në 180 paraqitje ka shënuar 29 gola.

Santi Cazorla gjatë stërvitjes me Arsenalin (Foto: Getty Images)

Vlen të theksohet se në sezonin e fundit nuk ka luajtur asnjë ndeshje për shkak të lëndimit.

Cazorla shquhet për organizimin e lojës dhe pasimet e bukura, kështu ai do të jetë një ndihmesë e madhe për Villarrealin. /Telegrafi/