LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bujar Loci trajner i KB Rahovecit

Zyrtare: Bujar Loci trajner i KB Rahovecit

KB Rahoveci ka emëruar Bujar Locin në postin e kryetrajnerit të klubit.

Komunikimi është bërë zyrtarisht nga vet klubi Vreshtar në faqen zyrtare, ku konfirmohet se ish-trajneri i Pejës e zëvëndëson Mark Rodiqin.


Në komunikatë precizohet se Loci do të ketë për mision që të bartë peshën e shpresës së Rahovecit për një kualifikim historik në playoff.

Loci ndryshe është shpallur kampion i Kosovës me Pejën si zëvëndëstrajner dhe së fundmi ishte edhe trajner i një prej klubeve më të mëdha kosovare.

Ai ka një përvojë të jashtëzakonshme në luftën për titull dhe në arenën ndërkombëtare, prej të cilës KB Rahoveci duket se synon që të përfitojë.

Me Locin tashmë Rahoveci ka filluar edhe transferimet e para, duke rikthyer kështu amerikanin Tyler Deihl, e po ashtu priten përforcime tjera serioze.

Deri tash në përgatitje për playoff më seriozë janë treguar KB Ylli dhe KB Rahoveci, që rivalitetin e flaktë do të tentojnë ta bartin në fazën finale të Superligës së basketbollit që është në krizë të thellë. /Telegrafi/