LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bledi Shkëmbi largohet nga Liria e Prizrenit

Zyrtare: Bledi Shkëmbi largohet nga Liria e Prizrenit

Trajneri nga Shqipëria, Blendi Shkëmbi ka konfirmuar largimin e tij nga ekipi prizrenas, Liria.

Shkëmbi erdhi në fillim të sezonit te Liria dhe pati një sezon të mirë, duke qëndruar në pjesën e epërme të tabelës për shumicën e sezonit.


Dy të mbijetuarit e vetëm në Superligë
Lexo po ashtu Dy të mbijetuarit e vetëm në Superligë

Megjithatë, problemet financiare të ekipit prizrenas bënë që fundi i sezonit të mos jetë edhe aq i mirë dhe Liria të përfundoj në pozitën e shtatë me 48 pikë, por me pikët të barabarta me vendin e pestë dhe të gjashtë.

Këto probleme bënë që Shkëmbi të ofrojë dorëheqjen gjashtë apo shtatë ndeshje para fundit, por e cila nuk u pranua nga kryesia.

Tani pas përfundimit të sezonit, trajneri shqiptar ka konfirmuar që përfundimisht ka ndarë rrugët me Lirinë.

Flm @mirsadcollaku @toni_armafix per mundesin qe me ofruat per te drejtuar Lirin e Prizrenit#e nisa si trainer dhe po largohem si qytetar i nje qyteti ku mikritja dhe respekti me kan ber te ndihem i vecant#LIRIA ishte nje pervoj e mrekullueshme…per mua nuk esht nje lamtumir por nje mirupafshim#Hera e par nuk harohet kurr#nje FLM per stafin dhe futbollistet e mij me te cilet kam kaluar momente shum te bukura si dhe me kan ndihmuar ta kem@me te leht kete eksperienc te pare…#@irisselimi#@bekimbakaj#@blerimzherka# @albanshala04 @edvanbakaj @stefankocev22 @eltonbasriu5_ @endrivrapi @vigan4 @besartislamaj @ervis_kaja_29 @daviddomgjoni6 @jetmirsefa @alushgavazaj @ronnigashi @meriton_korenica @ilirmustafa10 @kristi_kote_ @zekamevlan @qenndrimgashi11 @arturmagani @toungara34 @zenelgavazaj27

A post shared by Bledi Shkembi 10 (@bledishkembi) on May 19, 2018 at 10:47am PDT

Shkëmbi i ka falënderuar kryesinë e klubit për mundësinë e ofruar për të drejtuar së pari herë një skuadër dhe lojtarët për punën e bërë.

Shkëmbi konfirmon negociatat me Feronikelin
Lexo po ashtu Shkëmbi konfirmon negociatat me Feronikelin

Ish-legjenda e futbollit shqiptar ka thënë se largohet nga një qytet ku e kanë respektuar shumë dhe e kanë bërë të ndihet i veçantë.

Gjithashtu Shkëmbi ka thënë se kjo nuk është një lamtumirë, por një mirupafshim duke shpresuar se në një të ardhme do ta drejtoj përsëri Lirinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori