Bayern Munich ia ka vazhduar kontratën mbrojtësit gjerman, Joshua Kimmich.

Kimmich është njëri nga lojtarët kryesorë të Bayernit në sezonet e fundit.


Paraqitja e tij në disa role ka bërë që të jetë i pëlqyer nga ish-trajnerët Pep Guardiola dhe Carlo Ancelotti, por edhe trajneri aktual Jupp Heynckes.

Kështu, drejtuesit e Bavarezëve kanë vendosur t'ia vazhdojë kontratën ylli të tyre gjerman.

Joshua Kimmich 1 (Foto: Bayern Munich)

23-vjeçari gjerman kishte kontratë aktuale deri në 30 qershor të vitit 2020, por drejtuesit ia vazhduan edhe për tri vite tjera.

kimmich 1 (Foto: Bayern Munich)

Reprezentuesi i Gjermanisë do të jetë pjesë e Bayernit deri më 30 qershor të vitit 2023.

Pas rinovimit të kontratës, drejtuesit e klubit, por edhe futbollisti u panë shumë të lumtur duke dhënë edhe deklarata dashurie mes tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app