LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ballkani transferon Dave Harmon

Zyrtare: Ballkani transferon Dave Harmon
Foto: FC Ballkani/ Facebook

Ballkani ka njoftuar se e ka transferuar Van Dave Harmon.

Kampioni në fuqi i futbollit kosovar ka bërë të ditur se sulmuesi 27-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, derisa në të kaluarën ka qenë pjesë e Denicës.


Më poshtë keni njoftimin e tyre të plotë (pa ndërhyrje):

Mirë se vjen 𝗩𝗔𝗡 𝗗𝗔𝗩𝗘 𝗛𝗔𝗥𝗠𝗢𝗡🧡

🌟 Kemi kënaqësinë  të ju njoftojmë se sulmuesi 𝗩𝗮𝗻 𝗗𝗮𝘃𝗲 𝗛𝗮𝗿𝗺𝗼𝗻 është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë.

✍️Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

🤝 Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje 𝗛𝗮𝗿𝗺𝗼𝗻 dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë. /Telegrafi/