LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Aubameyang ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin

Zyrtare: Aubameyang ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin

Pierre-Emerick Aubameyang ka nënshkruar kontratë të re për tri vite me Arsenalin. 

Sulmuesi 31-vjeçar e ka dhënë lajmin vet përmes faqes zyrtare të Arsenalit.

Ai erdhi te Arsenali nga Borussia Dortmund në janar të vitit 2018 dhe që prej asaj ka bërë 111 paraqitje dhe ka shënuar 72 gola.

Në sezonin e tij të parë të plotë me Arsenalin, Auba fitoi “Këpucën e Artë” të Ligës Premier me 22 gola.

Sezonin e kaluar ai shënoi 29 gola në 44 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa dy më të rëndësishmet ishin në finale të FA Kupës ndaj Chelseat.

“Nënshkrimi për këtë klub të veçantë nuk ishte kurrë në dyshim”.

“Falë tifozëve tanë, shokëve të mi të skuadrës, familjes time dhe të gjithëve në këtë klub ndihem sikur i përkas këtij vendi. Unë besoj te Arsenali. Ne mund të arrijmë gjëra të mëdha së bashku. Ne kemi diçka plot emocione këtu dhe besoj se më e mira do të vijë për Arsenalin”, ka thënë Auba. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori