LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Andi Zeqiri transferohet te Genk

Zyrtare: Andi Zeqiri transferohet te Genk

Genk ka bërë të ditur se e kanë transferuar edhe zyrtarisht Andi Zeqirin.

Lojtari shqiptar u largua nga Brightoni, duke mos arritur të zë vend në skuadër.


Ai kishte kaluar te skuadra angleze nga Lausanne Sport për katër milionë euro, ndërsa nuk kishte arritur të tregonte cilësitë e tij.

Andi Zeqiri ende mund të largohet nga Brightoni, dy klube ku afati kalimtar është i hapur po e duan atë
Lexo po ashtu Andi Zeqiri ende mund të largohet nga Brightoni, dy klube ku afati kalimtar është i hapur po e duan atë

Zeiqir ishte huazuar më pas te Baseli, ndërsa tani i është bashkuar Genkut për shumën e raportuar afro tre milionë euro.

“Numri 9 i yni i ri ka ardhur. Andi Zeqiri ka kaluar nga Brightoni dhe i bashkohet sulmit tonë. Ai nënshkruan kontratë deri në vitin 2026 (+1)”, ka shkruar klubi belg. /Telegrafi/