LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Allegri te Juve deri në vitin 2018

Zyrtare: Allegri te Juve deri në vitin 2018

Massimiliano Allegri e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Juventusit deri në vitin 2018.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit kampion të Italisë në internet.


“Allegri e ka rinovuar kontratën me Juventusin deri më 30 qershor 2018”, thuhet në njoftimin e klubit nga Torino.

Objektivi kryesor i Allegrit me Juven tani është triumfi në Ligën e Kampionëve.

Ai është trajneri më i paguar në Serie A me 5 milionë euro në vit.

Për të arritur këtë objektiv Juventusi është gati të ofrojë Edision Cavanin dhe Iscon. /Telegrafi/