Borussia Dortmund zyrtarisht ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare për sulmuesin Paco Alcacer nga Barcelona.

Sulmuesi ka tregtuar formë të lartë në këtë fillim sezoni duke shënuar tetë gola, një gol për çdo 29 minuta lojë.

Dortmundi ia ka komunikuar sot klubit të Barcelonës vendimin për të ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të Alcacer.

Blerja do t’i kushtojë Borussia Dortmundit 30 milionë euro, pasi dy milionë euro i kishte paguar kur e mori huazim.

Në rast shitjeje Barcelona do të përfitojë 5% të shumës nëse lojtari shitet diku tjetër.

“Jam shumë i lumtur te Dortmundi dhe ekipi është i mrekullueshëm. Ishte dhe është vendimi i duhur për mua. Do të jap maksimumin tim dhe dua t’iu falënderoj për besimin”, ka thënë spanjolli. /Telegrafi/