LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Afrim Tovërlani, trajner i Ferizajt

Zyrtare: Afrim Tovërlani, trajner i Ferizajt

Afrim Tovërlani do të drejton skuadrën e Ferizajit.

Këta të fundit kishin mbetur pa trajner që nga koha kur kishte dhënë dorëheqje Bylbyl Sokoli, i cili kishte rikthyer klubin në Superligën e Kosovës në futboll.


Kështu ka njoftuar klubi ferizajas përmes llogarisë zyrtare në Facebook, ku besojnë se së bashku do të arrijnë rezultatet të kënaqshme.

“’Toki’ ka qenë pjesë e disa skuadrave në vendin tonë, ku kishte suksese çdo herë. Tovërlani është ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit kosovarë në vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e klubit të Ferizajt.

“Ne si klub kemi kënaqësinë që do të punojmë me një trajner si Afrim Tovërlani, i cili punon shumë dhe jep çdo herë më të mirën nga vetja. Ne besojmë që me Tovërlanin si trajner do të jemi një skuadër stabile në Superligë”, thuhet më tej.

Klubi ferizajas gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të prezantojë edhe lojtarët që pritet të transferohen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori