LAJMI I FUNDIT:

Zvicra do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes ndërsa kërcënimet për sigurinë rriten

Zvicra do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes ndërsa kërcënimet për sigurinë rriten

Qeveria e Zvicrës ka planifikuar të rrisë shpenzimet e saj të mbrojtjes deri në 19 për qind gjatë katër viteve të ardhshme, ka njoftuar shefi i mbrojtjes së vendit.

Bëhet e ditur se, ky vendim ka ardhur ndërsa Evropa përballet me një situatë sigurie e cila po përkeqësohet me shpejtësi.


Duke paraqitur projektet afatgjata për shpenzimet ushtarake, ministrja e Mbrojtjes së Zvicrës, Viola Amherd, tha se si rezultat i masave për uljen e kostove gjatë 30 viteve të fundit, “ushtria është dobësuar dhe do të duhet kohë për të kompensuar atë që është humbur”.

Duke shpjeguar planet për rimëkëmbje, Amherd ka përmendur edhe një rritje të paqëndrueshmërisë globale, ku përfshihen luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Për herë të parë, ne po tregojmë se si ushtria duhet të evoluojë gjatë 12 viteve të ardhshme”, tha ministrja, duke deklaruar se dobësimi i ushtrisë zviceriane nuk është akuzë por fakt që rrjedh nga rënia e Murit të Berlinit.

Ushtria zviceriane ka planifikuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes midis viteve 2025 dhe 2028 në 27 miliardë euro. Gjithashtu, qeveria po planifikon të përdorë fonde shtesë për të përmirësuar sistemet e radarëve, mbrojtjen e raketave, flotën e tankeve, dhe aftësitë e mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Vitet e fundit, autoritetet zviceriane kanë ngritur alarm për kërcënimet kibernetike në rritje dhe aktivitetet e spiunazhit brenda vetë vendit.

Ndryshe, shumë shtete anëtare të BE-së dhe NATO-s, dy blloqe të cilave Zvicra nuk u është bashkuar kurrë, kanë rritur shpenzimet ushtarake që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori