LAJMI I FUNDIT:

Zonja e Parë e Kosovës takoi homologe nga mbarë bota në pritjen e ‘Fashion 4 Development’

Zonja e Parë e Kosovës takoi homologe nga mbarë bota në pritjen e ‘Fashion 4 Development’

Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, me ftesë të presidentes dhe themelueses së platformës globale ‘Fashion 4 Development”’, Evie Evangelou, sonte (e martë) ka marrë pjesë në Drekën e Tetë Zyrtare Vjetore të Zonjave të Para.

Gjatë kësaj mbrëmjeje, Zonja e Parë e Kosovës ka takuar homologe nga mbarë bota, thuhet në njoftimin e ZPRK-së.


Me Zonjën e Parë të Paraguait, Silvana Lopez Moreira, të Sierra Leones, Fatima Maada Bio, atë të Mozambikut, Graca Machel, të Kenisë, Margaret Kenyatta, si dhe shumë zonja të para nga shtete të ndryshme, Zonja e Parë e Kosovës ka biseduar rreth forcimit të rolit të grave në komunitete dhe shoqëri.

Në këtë ngjarje të rëndësishme për gratë nga mbarë bota, Zonja e Parë e Kosovës ka takuar edhe afaristë të njohur, si Katya Palazzolo nga ‘Global Community Engagement and Resilience Fund’, si dhe Chaudhry Anjum Jaura nga BNL Clean Energy.

Gjithashtu, Zonja e Parë e Kosovës ka takuar edhe stilisten shqiptare, Mirela Nurçe, fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha, etj.

Platforma ‘Fashion 4 Development’ është themeluar në janar të vitit 2011 në mbështetje të Objektivave të Mileniumit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe të lëvizjes globale “Çdo grua, çdo fëmijë”, lëvizje të cilës i priu ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.

Qëllimi i “Fashion 4 Development” është të promovojë ndryshime pozitive shoqërore dhe të shfrytëzojë fuqinë e industrisë së modës dhe bukurisë, duke zbatuar strategji kreative për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe pavarësi të komuniteteve në mbarë botën.

Me ftesë të Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, Zonja e Parë e Kosovës nesër do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga zonja Trump, ku do të jenë të pranishme edhe gra të liderëve të shumtë botërorë.

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Kalo në kategori