LAJMI I FUNDIT:

Zone e hap fushatën zyrtarisht, inaugurimi bëhet me 10 qershor

Zone e hap fushatën zyrtarisht, inaugurimi bëhet me 10 qershor

Në stilin e fushatës zgjedhore është duke u hapur edhe Zone Club, edicioni veror i klubit më të madh të kryeqytetit. Hapja e Zonës së Madhe siç e quajnë të gjithë, bëhet më 10 qershor.

Hapjen si zakonisht ata e bëjnë për njerëzit më besnik të klubit, e në këtë listë janë më shumë se 3,000 njerëz, nga të gjitha qytetet e Kosovës.


Fushata ka filluar. Madje për ta paralajmëruar hapjen e saj, Zone Club e ka publikuar edhe një gazetë ditore, e cila përngjan me çdo gazetë tjetër të përditshme, veçse përmbajtja brenda saj dallon sepse Zone është fokusuar në muzikë, emrat e mëdhenj të artistëve vendor e të huaj që do t’i ketë këtë vit, si dhe një listë të ngjarjeve më të mëdha që janë mbajtur në Zone gjatë gjithë këtyre viteve, duke përfshirë edhe emrat më të mëdhenj të skenës së muzikës globale, sikurse Rita Ora, Solomun, Ricardo Villalobos, Dubfire, Art Department, Black Coffe, dhe të tjerë.

E veçanta e fushatës së këtij viti në Zone Summer është mënyra e paralajmërimit të saj. Këtë vit, Zone e ka publikuar një gazetë me 24 faqe, e në të ka edhe detaje interesante sikurse thirrja për votimin e DJ’ve të preferuar të lexuesve, intervista me pyetjet zgjedhore për dy nga pronarët e Zone, Dekorim Sahitin dhe Petrit Kllokoqin, si dhe një parodi me billbordet dhe sloganet e partive politike që janë në stilin dhe gjuhën e Zone Club.

Së fundmi, për hapjen e Zone Summer, klubi ka filluar të punësojë shumë njerëz të rinj, ndërsa çdo anëtar të ri në ekipin e tyre e kanë promovuar si aderim të ri në klub, njerëz të cilët thuhet se kanë ardhur për ta bërë edicionin e këtij viti në Zone edhe më të mirë.

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Magazina
“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Magazina
“Në krahun tënd Heidi më tha më eksitove”- Graciano Tagani shokon me deklaratat

“Në krahun tënd Heidi më tha më eksitove”- Graciano Tagani shokon me deklaratat

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Kalo në kategori