"Zombie Boy" nuk ka kryer vetëvrasje, thotë familja e modelit

Lajmi që Rick Genest, i njohur më mirë si " Zombie Boy", ka bërë vetëvrasje, ka tronditi publikun dhe fansat e tij.
Ai ishte i njohur me rolin në videoklipin e Lady Gagas, "Born This Way", dhe pas vdekjes së tij ka nisur thashethemet rreth incidentit.
Në fakt, familja e modelit pretendon se vdekja e artisti të ri ishte fatkeqësi dhe asgjë më tepër.
Familja pretendon se Genest shpesh ka tymosur në tarracën e tij dhe kësaj radhe ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi.
Ata gjithashtu theksuan se " Zombie Boy" ishte një shkrimtar i poezive dhe se në këtë mënyrë shpesh ka shprehur emocionet dhe se ndonjë letër lamtumirëse nuk është gjetur në apartament.
Hetimi nuk ka bërë ende një njoftim zyrtar për këtë rast dhe procedurat do të zgjasin edhe më tepër pas këtij aludimi të familjes. /Telegrafi/




























































