LAJMI I FUNDIT:

Zola: Palët po punojnë në angazhimin e Sarrit te Chelsea

Zola: Palët po punojnë në angazhimin e Sarrit te Chelsea

Legjenda e Chelseat, Gianfranco Zola beson se klubi “po punon” rreth një marrëveshje me Maurizio Sarrin.

Ish-trajneri i Napolit pritet të marrë drejtimin e klubit anglez pas një sezoni të dobët të kaluar me Antonio Conten.


“Ka ahumë biseda”, tha Zola për Sky Italia. “Ka shumë ekipe që dëshirojnë një trajner si Sarri. Unë mendoj se palët po punojnë në të, por unë nuk di asgjë më shumë”.

“Antonio Conte? Ai bëri një punë të mrekullueshme. Nëse Sarri do të shkonte në Chelsea, shpresoj që ai të lejohet të punojë siç dëshiron, sepse kështu mund të përmirësojë ekipin”.

“Është padyshim një sfidë tjetër, Chelsea është një situatë e re. Shpresoj që Maurizio të ketë shansin për të bërë punë të shkëlqyeshme”, tha italiani.

Londinezët gjithashtu janë duke punuar në sjelljen e lojtarëve të rinj pothuajse në çdo repart të ekipit. /Telegrafi/