LAJMI I FUNDIT:

Zola: Nder për mua që u konsiderova nga Interi

Zola: Nder për mua që u konsiderova nga Interi

Gianfranco Zola ka thënë se ishte një nder për të që të konsiderohet si trajner i Interit, por ai dëshiron që edhe Stefano Pioli të bëj mirë.

Ish-strategu i Cagliarit, Zola kishte ardhur për një takim me pronarët kinez të Nerazzurrëve, Suning Group, kur Frank de Boer u shkarkua, por nuk arriti të fitoj punën, duke humbur garën ndaj Piolit.


“Ishte një nder për mua që të konsiderohem nga Interi”, ka thënë Zola për Sky Sport Italia, transmeton Telegrafi.

Ky është objektivi i Interit këtë sezon me Piolin në krye
Lexo po ashtu Ky është objektivi i Interit këtë sezon me Piolin në krye

“E dija se nuk do të jetë e lehtë për mua, sepse ka pasur disa trajner shumë të mirë në garë me mua”

“Në fund të ditës Inter ka vendosur të mbështetet në një trajner të madh si Pioli, i cili dëshiroj që të bëj mirë”, përfundoi ish-sulmuesi i madh italian. /Telegrafi/