LAJMI I FUNDIT:

“Zogu më i rrezikshëm në botë” u pikas në një plazh të Australisë

“Zogu më i rrezikshëm në botë” u pikas në një plazh të Australisë

Pushuesit e një plazhi në Australi u tronditën kur panë se një zog i madh dhe “i paparashikueshëm” erdhi në breg.

Njerëzit e kishin parë krijesën duke notuar në plazhin ku gjendet një zonë kampingu në Gjirin Bingil, më 31 tetor, sipas Departamentit të Mjedisit dhe Shkencës në Queensland. Në fillim menduan se ishte një breshkë ose një peshkaqen, transmeton Telegrafi.


Derisa shpendi arriti në breg, identiteti i tij u bë i qartë, ku autoritetet përkatëse thanë se ishte një ‘kasua’.

Sipas Departamentit të Mjedisit dhe Shkencës në Queensland, kasua-t janë specie e zogjve të mëdhenj që nuk fluturojnë dhe gjenden në pyjet tropikale të Queensland dhe në Papua Guinea të Re.

Ata mund të rriten deri në afro 2 metra, dhe mund të jenë 75 kilogram.

Kasua ka një qafë të gjatë shumëngjyrëshe dhe thonj në formë kame në gishtat e këmbëve.

Sipas një artikulli nga Biblioteka e Kongresit “kasua” konsiderohet si “zogu më i rrezikshëm në botë”, për shkak të madhësisë, forcës dhe kthetrave.

Në këtë artikull gjithashtu thuhet se sjellja e zogut është e “paparashikueshme”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Babai i katër vajzave nga Teksasi zbulon cila është fraza që është lodhur duke e dëgjuar

Interesante
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Elefanti ia kthen këpucën vogëlushit që i ra në hapësirën e dedikuar për kafshën gjigante

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Kalo në kategori