LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Sydney po përhapen me shpejtësi, policia detyron banorët të largohen nga shtëpitë

Zjarret në Sydney po përhapen me shpejtësi, policia detyron banorët të largohen nga shtëpitë

Policia është vënë në aksion për të shpëtuar banorët e rrezikuar në Sydney, duke i detyruar që të largohen prej shtëpive, pasi po rrezikojnë jetën duke dashur të mbrojnë pronën.

Në malin Gospers, që ndodhet në Lithgow, flakët po përhapen në masë shumë të madhe, pasi era po frynë nga pjesa e përparme, duke mundësuar zgjerimin e tyre, transmeton Telegrafi.


Ekipet e zjarrfikësve dhe policia e kanë kaluar ditën duke trokitur nëpër dyer, duke paralajmëruar banorët për rrezikun e afërt, teksa iu kërkonin të largohen, pasi 20 shtëpi janë shkatërruar.

Por, banorët e pabindur kanë mbetur në pronat e tyre, duke përdorur gypat dhe kovat me ujë, në përpjekje për të shpëtuar shtëpitë e tyre, pavarësisht zjarrit që shkatërroi një zonë gjashtë herë më të madhe se Singapori.

Derisa zjarret ishin afruar te rrethojat e kopshteve, policët hynin nëpër shtëpi dhe i detyronin banorët që të largoheshin me shpejtësi. Ata kanë kontrolluar edhe shumë prona, për të larguar shishet e gazit apo të benzinës, si dhe materie tjera që mund të eksplodojnë dhe të shkaktojnë dëme shtesë.

Shpejtësia e erës me 90 kilometra në orë, po vazhdon përhapjen e flakëve, duke rrezikuar jetën e rreth 20,000 banorëve, të cilëve iu është kërkuar që të largohen, në një hapësirë më të sigurt. /Telegrafi/