Xhunglat e shiut që janë përfshirë nga zjarret masive, kanë bërë tymi të përfshijë Sao Paolon e Brazilit, ku ditën e ktheu në natë.

Kjo skenë e tmerrshme, që po vazhdon për ditë, po shihet edhe nga hapësira, meqë është një territor shumë i madh në flakë, transmeton Telegrafi.

Megjithëse është 2,700 kilometra larg, tymi që përfshiu Sao Paolon ka detyruar shoferët t’i ndezin dritat e veturave, sepse pas dita është kthyer në errësirë si të natës.

Llogaritet se janë mbi 72 mijë zjarre të ndezura, që nuk kanë ndaluar që nga e premtja, derisa në përgjithësi janë 9,500 vatra zjarresh. Në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit zjarri është 83 për qind më i madh.

Mbrojtësit e ambientit, konsiderojnë se dëmet janë shumë të mëdha, megjithëse është herët të thuhet për territorin që është përfshirë. /Telegrafi/