LAJMI I FUNDIT:

Zihen me thika 15-vjeçarët në Shkodër, plagoset njëri prej tyre

Zihen me thika 15-vjeçarët në Shkodër, plagoset njëri prej tyre

Dy adoleshentë të moshës 15 vjeçare janë konfliktuar me njëri-tjetrin në qytetin e Shkodrës këtë të mërkurë rreth orës 11.

Për pasojë është plagosur njëri prej tyre. Nga informacionet ai është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij. /Telegrafi/