LAJMI I FUNDIT:

Zidane nuk i besoi, por Diaz po shkëlqen me gola te Lyoni (Video)

Zidane nuk i besoi, por Diaz po shkëlqen me gola te Lyoni (Video)

Real Madrid u lirua prej shërbimeve të Mariano Diazit para 45 ditëve për tetë milionë euro.

Ai nuk kishte shumë hapësira te Los Blancos dhe Zinedine Zidane nuk i besoi edhe një sezon në La Liga.


Sulmuesi pranoi të transferohet te skuadra franceze e Lyonit, ku po shkëlqen në fillim të kampionatit.

Pasi shënoi dy super gola në takimin e parë kundër Strasbourgut, futbollisti ishte vendimtar edhe kundër Rennesit.

Domenikani realizoi golin e dytë për Lyonin në të 74 minutë, i cili doli të jetë vendimtar në fitoren prej 2-1.

Theksojmë se 24-vjeçari u ble si zëvendësues i ALexandre Lacazettes, i cili u transferua te Arsesnali ndërsa Reali ka të drejtën e riblerjes së lojtarit. /Telegrafi/