LAJMI I FUNDIT:

Zidane: Mund të kemi një apo dy bomba në ditën e fundit të afatit kalimtar

Zidane: Mund të kemi një apo dy bomba në ditën e fundit të afatit kalimtar
Zinedine Zidane (Foto: Marca.com)

Zinedine Zidane ka paralajmëruar se Real Madridi mund t’i bëja disa transferime në ditët e fundit të afatit kalimtar që mbyllet më 2 shtator.

Los Blancos tashmë kanë shpenzuar 305 milionë euro në pesë transferime si, Eden hazard, Ferland Mendy, Eder Militao, Rodrygo Goes dhe Luka Jovic.


Por, Zidane ka thënë se në ditët e fundit të këtij afati kalimtar Flroentino Perez mund t’i sjellë së paku edhe dy lojtarë të rinj.

Florentino Perez

“Do të shohim të hënën deri në ora 24:00”, ka thënë trajneri francez. “Çdo gjë mund të ndodhë. Një apo dy bomba…Do të shohim”.

Krizë te Real Madridi, gjashtë lojtarë ofanziv të lënduar – Zidane ka vetëm tre lojtarë në dispozicion
Lexo po ashtu Krizë te Real Madridi, gjashtë lojtarë ofanziv të lënduar – Zidane ka vetëm tre lojtarë në dispozicion

Paul Pogba është dëshira kryesore e Zidanes, mirëpo Manchester United refuzon ta shesë lojtarin, sidomos tani që është mbyllur afati i transferimeve në Ligën Premier.

Real Madridi ka ende nevojë për përforcime, duke ditur se gjashtë lojtarë në fazën ofanzive janë lënduar brenda pak ditësh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori