LAJMI I FUNDIT:

Zidane konfirmon qëndrimin e Bale te Real Madridi

Zidane konfirmon qëndrimin e Bale te Real Madridi
Bale dhe Zidane (Foto: Marca.com)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se Gareth Bale do të mbetet në këtë klub edhe këtë verë.

Zidane deklaroi gjatë para-sezonit se klubi po kërkonte të shiste ish-yllin e Tottenhamit, por asnjë veprim nuk u materializua.


Francezi tani e ka rikthyer atë në formacionin titullar në lojën e tyre të parë të sezonit 2019-20 La Liga.

Të gjitha lajmet rreth Gareth Bale
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Gareth Bale

Bale pati paraqitje të mirë duke asistuar tek Karim Benzema për golin hapës të Realit në fitoren e tyre 3-1 në Celta Vigo dhe Zidane konfirmoi vendimin për ta mbajtur uellsianin në klub.

Festa pas golit të Benzemas (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

“Bale po qëndron. Të gjithë në skuadër janë pozitivë dhe ai është pjesë e kësaj”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencë pas ndeshjes.

“Unë gjithmonë kam menduar të filloj ndeshjen me atë sot, pavarësisht dëmtimit të Eden Hazard”.

Bale i vendosur të mbetet te Real Madridi
Lexo po ashtu Bale i vendosur të mbetet te Real Madridi

“Ajo që është e rëndësishme tani është që të përqendrohemi në vazhdimin e sezonit”, përfundoi trajneri i Realit.

Bale ishte lidhur me një kalim në Superligën Kineze, por ai vazhdimisht ka deklaruar preferencën e tij për të mbetur në kryeqytetin spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori