LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhen forumet drejtuese të Partisë Demokratike, emrat që marrin poste kyçe

Zgjidhen forumet drejtuese të Partisë Demokratike, emrat që marrin poste kyçe

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi këtë të shtunë forumet e larta drejtuese, duke filluar nga Kryesia e re e partisë, si dhe drejtuesit e Sekretariateve.

Sekretar i Përgjithshëm në vend të Gazmend Bardhit është zgjedhur Enkelejd Alibeja.


Ndërkohë janë zgjedhur katër nënkryetarë të PD-Së. Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri dhe Roland Bejko.

Njëri prej tyre do të mbajë dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së të cilin do ia delegojë Basha. Po ashtu, këshilli votoi edhe për kryesinë e re, ku nga 30 emra u përzgjodhën 15.

“Kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se zëri i arsyes, të gjithë humbasim”. Ishte ky mesazhi i Lulzim Bashës para Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, të cilit i kërkoi të formatojë forumet drejtuese, për t’i dhënë një hov të ri, alternativës që duhet të paraqesë opozita ndaj qeverisë.

Për të ndërtuar të ardhmen duhet të rindërtojmë partinë, pohoi Basha, duke mbyllur një cikël të gjatë intrigash e përplasjesh, siç u shpreh ai.

Sekretar i Përgjithshëm: Enkelejd Alibeaj

Nënkryetarë: Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pompuri, Roland Bejko

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Xhemal Bushati

Kryetar i Komisionit Zgjedhor: Jemin Gjana

Kryetar i Bordit Financiar: Ilir Dervishi

Sekretar Ekzekutiv pë Organizimin: Taulant Zeneli

Sekretar Ekzekutiv për Burimet Njerëzore dhe Koordinimin Digjital: Endri Hasa

Sekretar Ekzekutiv për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Indrit Sefa

Sekretar për Programin: Arbër Agalliu

Sekretar për Sigurinë Kombëtare dhe Koordinimin Euro-Atlantik: Xhemal Gjunkshi

Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Gjergj Hani

Sekretar për Reformën Zgjedhore: Rezart Kthupi

Sekretare për Gruan: Taulanda Jupi

Sekretar për Rininë: Blendi Sulaj

Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Edvin Kulluri

Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin: Alfrida Marku

Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë: Gentian Gaba

Zëdhënëse: Mirela Karabina

Anëtarë të zgjedhur: Agron Kapllanaj, Andia Ulliri, Anton Koka, Azgan Haklaj, Enriketa Papa, Eralda Tase, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Marinela Ziu, Mateo Spaho, Merita Bakiu, Myzafer Elezi, Oriela Nebiaj, Pëllumb Seferi, Selaudin Jakupllari.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori