LAJMI I FUNDIT:

Zënka Neymar dhe Mbappe për penalltinë: Pesë rastet e tjera të famshme mes yjeve për të gjuajtur nga pika e bardhë

Zënka Neymar dhe Mbappe për penalltinë: Pesë rastet e tjera të famshme mes yjeve për të gjuajtur nga pika e bardhë

Dyshja e Paris Saint-Germain, Neymar dhe Kylian Mbappe, kanë qenë bashkëlojtarët e fundit që kanë hyrë në telashe se kush do të ekzekutojë një penallti.

Është një diskutim që mund të nxehet shumë mes lojtarëve dhe ka shumë shembuj të tij gjatë historisë.

Mbappe donte të ekzekutonte penalltinë e dytë për PSG-në kundër Montpellierit, pavarësisht se e humbi të parën, por Neymar ishte i vendosur pas një diskutimi dhe e shënoi atë, përpara se të pëlqente një postim në rrjetet sociale që kritikonte francezin.

Më poshtë i gjeni disa nga rastet kur bashkëlojtarët u futën në telashe shkaku i penalltisë.

Neymar vs Cavani

Neymar gjithashtu u përplas me Edinson Cavanin në vitin 2017 kur ai iu bashkua për herë të parë klubit parisien.

Uruguaiani ishte i vendosur, por më pas humbi atë penallti, që ishte një pamje e keqe.

Balotelli: Recidivist në rastet e penalltisë

Mario Balotelli e ka gjetur veten në këtë pozicion më shumë se një herë. Te Interi në vitin 2009, ai u përpoq t’ia merrte topin Samuel Eto’os, por Javier Zanetti ndërhyri dhe kamerunasi shënoi.

Kur luajti për Liverpoolin kundër Besiktasit në vitin 2015, ai ia mori topin Jordan Hendersonit dhe shënoi.

“Kjo ishte mungesë respekti për Hendersonin”, ka thënë Steven Gerrard për situatën.

Vidal vs Ballack

Arturo Vidal dhe Michael Ballack patën një grindje shumë vite më parë kur dyshja luanin së bashku në mesfushë për Bayer Leverkusen.

Vidal ishte në krye, sipas llogarisë së tij, dhe refuzoi t’i jepte topin gjermanit për një goditje nga pika.

“Ai më kërkoi topin dhe unë i thashë jo. Ne ishim miq të ngushtë dhe mund t’ia kisha dhënë, por duhej ta merrja”, kishte thënë ai.

“Merre ti, Ibrahimovic”

Në të kundërt e rasteve, Lionel Messi një herë u largua për të lënë Zlatan Ibrahimovic të ekzekutonte një penallti për Barcelonën, pasi ai ndjeu se sulmuesi suedez kishte nevojë për golin më shumë se ai.

Cristiano Ronaldo vs Xabi Alonso

Në Real Madrid, rregullat diktonin që penalltitë të kryheshin nga Cristiano Ronaldo që në momentin kur ai iu bashkua skuadrës.

Në vitin 2010 ishte Xabi Alonso ai që i kërkoi portugezit privilegjin në një ndeshje kundër Villarrealit.

Portugezi, hezitoi të ndajë, por e kaloi topin te truri i skuadrës për të shënuar golin e parë si lojtar i Real Madridit në një ndeshje tashmë të vendosur. Fytyra e Ronaldos pas ndeshjes nuk dukej e lumtur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Gishtat e tij po bërtasin për ndihmë", tifozët tmerrohen nga këmbët e Ronaldos

Ndërkombëtare

"Xavi do të qëndroj te Barcelona dhe kjo është e sigurt" - legjenda e katalunasve me një deklaratë të papritur

La Liga
Simulohet meçi mes Mike Tyson dhe Jake Paul, parashikohet përfundimi brutal me nokaut mahnitës

Simulohet meçi mes Mike Tyson dhe Jake Paul, parashikohet përfundimi brutal me nokaut mahnitës

Boks
Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

Ancelotti ka vetëm një lojtar të paprekshëm në ekip – nuk është Vinicius as Bellingham

La Liga
Fenerbahce po mendon tërheqjen nga garat pas skenave të turpshme në Trabzon, sot merret vendimi nga bordi i klubit

Fenerbahce po mendon tërheqjen nga garat pas skenave të turpshme në Trabzon, sot merret vendimi nga bordi i klubit

Ndërkombëtare
Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Dani Alves mund të lirohet nga burgu këtë javë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori