LAJMI I FUNDIT:

Zendaya megapopullore është ylli i kësaj romance në natën CineLady me 25 Prill në Cinestar Megaplex

Zendaya megapopullore është ylli i kësaj romance në natën CineLady me 25 Prill në Cinestar Megaplex

LOJTARËT, TË DASHURUARIT DHE TENISI NË MBRËMJEN CINELADY ME FILMIN

Është koha e duhur për një mbrëmje kualitative me shoqe për t’u mbajtur mend, dhe kjo është e garantuar me eventin CineLady në CineStar! Këtë pranverë, më saktë, më 25 Prill, në dramën romantike ‘”Challengers’’, një kryevepër kinematografike që shfaq Zendaya në rolin e saj më transformues deri më tani. Dhe së bashku me shfaqjen e Parapremierës, e dini se ju pret pija e mirëseardhjeje dhe dhurata nga partnerët tonë: Borboleta, Yves Rocher, Maxx Group me brendin Scotch & Soda, Essence, Next Dental Care, Next Facial Care, Libraria Dukagjini.

Challengers është udhëtim intensiv përmes dinamikës së marrëdhënieve, pushtetit dhe sportit, i sjellë në jetë nga vizioni i regjisorit Luca Guadagnino (Suspiria, Call Me by Your Name). Le të të magjepsë edhe ty historia e fitores, humbjes, pasionit dhe sportit me një grua fatale dhe dy burra.

Zendaya luan Tashi Duncan, një fëmijë i super talentuar në tenis, fuqia e të cilit shtrihet shumë përtej fushave të tenisit. Ky rrëfim i drejtuar nga personazhet gërsheton një përrallë të ndërlikuar dashurie, kontrolli dhe konkurrence që do t’ju lërë pa frymë.

Filmi eksploron një perspektivë të pazakontë të përmirësuar nga performanca e fuqishme e Zendaya. Interpretimi i saj i Tashi Duncan-it e sjell personazhin në jetë me një hijeshi që është sa intensive, aq dhe delikate. Skenari, i pasur me dialogë të mprehtë dhe momente mbresëlënëse, premton t’ju mbajë të lidhur deri në fund.

Me një partiturë nga Trent Reznor, Challengers është kënaqësi për veshët dhe sytë. Dinamizmi i stilit pamor, së bashku me portretizimin e stilizuar të personazheve, përcaktojnë një nivel të ri të estetikës së filmit.

Challengers, i shpërndarë nga Blitz, është më shumë se një film sportiv – është një reflektim i betejave që të gjithë ndonjëherë luftojmë në jetë dhe dashuri, është gjithashtu një film për të cilin të gjithë do të flasin.

Zendaya është aktualisht në promovimin mbarëbotëror të filmit, e pranishme gjithmonë me një kod veshjeje të bardhë që përshtatet në mënyrë të përkryer me temën e filmit, ndaj ftojmë të gjithë vizitorët të vijnë në shfaqjet e CineLady të veshura me ngjyrë të bardhë, që të dukeni si Tashi (Zendaya).

Biletat janë në shitje në cinestarcinemas-ks.eu përmes apliakcionit CineStar Cinemas Kosovo, ose në arkat e kinemasë dhe ju këshillojmë të siguroni vendin tuaj në kohë, sepse kjo mbrëmje nuk duhet humbur!

Shihemi në CineStar!

Facebook: CineStar Cinemas Kosovo

Instagram: cinestarcinemas_ks

TikTok: cinestarcinemas 

YouTube: CineStar Cinemas Kosova 

Në trend Magazina

Më shumë
Sara Hoxha fotografohet në plazh me Erik Fullanin – një romancë e re pas ndarjes nga Ledri Vula?

Sara Hoxha fotografohet në plazh me Erik Fullanin – një romancë e re pas ndarjes nga Ledri Vula?

Magazina
Nora Istrefi provokon ndjekësit me poza të nxehta nga pushimet – këngëtarja ekspozon linjat e përsosura të trupit

Nora Istrefi provokon ndjekësit me poza të nxehta nga pushimet – këngëtarja ekspozon linjat e përsosura të trupit

Magazina
Këpucë të zeza dhe çorape të verdha, Rita Ora shkëlqen në New York me një pamje verore të guximshme

Këpucë të zeza dhe çorape të verdha, Rita Ora shkëlqen në New York me një pamje verore të guximshme

Magazina
Nominimet për

Nominimet për "Emmy Awards 2025" - aktori 15 vjeçar i “Adolescence” bën histori si aktori më i ri i nominuar ndonjëherë

Magazina
Influencuesja braziliane vdes në tavolinën e operacionit gjatë një ndërhyrjeje kozmetike

Influencuesja braziliane vdes në tavolinën e operacionit gjatë një ndërhyrjeje kozmetike

Magazina
Adriana Matoshi shijon pushimet verore, duket elegante në pozat pranë jahteve luksoze në bregdet

Adriana Matoshi shijon pushimet verore, duket elegante në pozat pranë jahteve luksoze në bregdet

Magazina
Kalo në kategori