LAJMI I FUNDIT:

Zelensky reagon pasi Gjykata e Hagës lëshoi urdhër-arrest për Putinin

Zelensky reagon pasi Gjykata e Hagës lëshoi urdhër-arrest për Putinin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky vlerësoi të premten vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për lëshimin e urdhrave për arrestimin e presidentit rus, Vladimir Putin dhe të komisioneres për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova.

“Sot kemi një vendim të rëndësishëm të drejtësisë ndërkombëtare. Një rast që ka perspektivë reale”, tha Zelensky dhe shtoi se “ky është një vendim historik që do të dërgojë në përgjegjësi historike”.


I pari i Ukrainës tha se hetimet sugjeruan gjithashtu se Kremlini ishte përfshirë drejtpërdrejtë në dëbimin me forcë të fëmijëve në Rusi, raporton cnn.

“Oficerët tanë të zbatimit të ligjit tashmë kanë regjistruar më shumë se 16 mijë raste të dëbimit me forcë të fëmijëve ukrainas nga okupatori. Por numri real, i plotë i të dëbuarve mund të jetë shumë më i lartë”, tha ai.

Putin pritet ta vizitojë Afrikën e Jugut - shteti afrikan detyrohet ligjërisht ta arrestojë presidentin rus
Lexo po ashtu Putin pritet ta vizitojë Afrikën e Jugut - shteti afrikan detyrohet ligjërisht ta arrestojë presidentin rus

Një operacion i tillë kriminal do të ishte i pamundur pa urdhrin e liderit më të lartë të shtetit terrorist, shtoi 45-vjeçari.

Zelensky vazhdoi të falënderojë ICC-në dhe Kryeprokurorin, Karim Khan.

Ndryshe, deri më tani, zyrtarët ukrainas kanë mundur të kthejnë 300 fëmijë që ishin dëbuar me forcë në Rusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Ashensori më i madh i pasagjerëve në botë - sa persona mund t'i transportojë në të njëjtën kohë

Botë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Kalo në kategori