LAJMI I FUNDIT:

Putin pritet ta vizitojë Afrikën e Jugut – shteti afrikan detyrohet ligjërisht ta arrestojë presidentin rus

Putin pritet ta vizitojë Afrikën e Jugut – shteti afrikan detyrohet ligjërisht ta arrestojë presidentin rus

Sapo Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë lëshoi një urdhër-arrest kundër Vladimir Putinin, mediat filluan të kontrollonin listën e udhëtimeve të mundshme të presidentit rus në vendet ku mund – të paktën në teori – të zbatohej.

Reklama

Ndërsa udhëtimet jashtë vendit të liderit kanë qenë të kufizuara pas pushtimit të Ukrainës (i pari i tij ishte në shtetet e vogla ish-sovjetike të Taxhikistanit dhe Turkmenistanit qershorin e kaluar), ai thuhet se ka planifikuar të marrë pjesë në muajin gusht në samitin e BRICS në Durban, Afrika e Jugut, raporton skynews.

Afrika e Jugut është në mesin e 118 vendeve që kanë ratifikuar Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe për këtë arsye është e obliguar ligjërisht që ta zbatojë urdhrin e arrestit.

Nëse ai do të udhëtojë drejt shtetit afrikan, duke pasur parasysh problemin diplomatik që do të paraqiste për një vend me të cilin Moska ka një aleancë të gjatë, do të duket ta shohim.

Edhe nëse ai do të udhëtonte, ku do të takohej me liderët e Brazilit, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, perspektiva që presidenti i vendit mikpritës, Cyril Ramaphosa, të urdhërojë forcat policore që ta arrestojë Putinin, mendohet të jetë shumë e largët.

Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest kundër Putinit
Lexo po ashtu Gjykata e Hagës lëshon urdhër-arrest kundër Putinit

Në të vërtetë, Afrika e Jugut ka njëfarë historie në këtë fushë, pasi ka refuzuar të arrestojë presidentin e Sudanit, Omar Al-Bashir – për të cilin ishte lëshuar gjithashtu një urdhër i Gjykatës Ndërkombëtare të Gjykatës së Lartë – gjatë vizitës së tij në vitin 2015. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë ATACMS

SHBA do ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë ATACMS

Evropa
Shtetas serbë të dyshuar për hapjen e tunelit në gjykatën malazeze

Shtetas serbë të dyshuar për hapjen e tunelit në gjykatën malazeze

Mali i Zi
Sulm raketor në selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë, pamjet në internet tregojnë tymin e dendur në qytet

Sulm raketor në selinë e Flotës së Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë, pamjet në internet tregojnë tymin e dendur në qytet

Evropa
Të shtëna në Suedi, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Të shtëna në Suedi, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Evropa
Momenti kur Ukraina godet për pak sekonda së paku tetë ushtarë rusë afër Bakhmutit

Momenti kur Ukraina godet për pak sekonda së paku tetë ushtarë rusë afër Bakhmutit

Evropa
Ukraina thotë se kreu sulmin raketor në selinë e flotës ruse në Krime

Ukraina thotë se kreu sulmin raketor në selinë e flotës ruse në Krime

Evropa
Kalo në kategori