LAJMI I FUNDIT:

Zelensky prezantoi “planin e fitores” të Ukrainës para aleatëve në turneun e Evropës – çfarë thanë ata dhe çfarë ai

Zelensky prezantoi “planin e fitores” të Ukrainës para aleatëve në turneun e Evropës – çfarë thanë ata dhe çfarë ai

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka qenë në një turne nëpër kryeqytetet evropiane për të promovuar ‘planin e tij të fitores’ për të cilin thotë se “synon të krijojë kushtet e duhura për një fund të drejtë të luftës” kundër Rusisë.

Ai detajon propozimet për aleatët evropianë pasi një samit i planifikuar ku përfshihej presidenti amerikan Joe Biden u shty për shkak të uraganit Milton i cili ka shkaktuar shkatërrime në të gjithë Floridan.

Ndalesa e tij e tretë e ditës e solli atë në Itali dhe pas bisedimeve dypalëshe me Giorgia Meloni, kryeministrja italiane përsëriti mbështetjen e vendit të saj për Ukrainën.


“Një dimër i ri fillon tani. Është i treti me të cilin përballet Ukraina në këtë luftë dhe sot, gjysma e rrjetit të saj elektrik është jashtë funksionit. Përgjegjësia e komunitetit ndërkombëtar është të mbështesë Ukrainën në këtë përpjekje”, ka thënë ajo në një konferencë e përbashkët për shtyp.

“Presidenti Zelenskyy e di mirë se Italia i ka qëndruar në krah Ukrainës që në fillim të këtij konflikti. Ne kemi bërë gjithçka që mundemi dhe siç e kemi përsëritur këtë mbrëmje, jemi gati të vazhdojmë ta bëjmë këtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Ndërkohë më herët gjatë ditës, bisedimet e Zelensky në Londër me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte u pasuan shpejt nga një tjetër takim në Paris me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili vetëm një ditë më parë dërgoi një sinjal të fortë mbështetjeje për Ukrainën duke vizituar trupat ukrainase që po trajnohen në Francë.

Zelensky ka thënë se ai kishte “ndarë detajet” e planit të fitores së Ukrainës me Starmer dhe shtoi, “Ne kemi rënë dakord të punojmë për të së bashku me aleatët tanë”.

Udhëheqësi ukrainas u takua gjithashtu me Rutte dhe Starmer.

Zelensky tregoi më pas se ata diskutuan bashkëpunimin transatlantik dhe përforcimin e mëtejshëm ushtarak të Ukrainës.

Ai nuk dha detaje, por theksoi se “këta janë hapat që do të krijojnë kushtet më të mira për rivendosjen e një paqeje të drejtë”.

Zelensky ende nuk i ka paraqitur publikisht propozimet e tij për fitore.

Por koha e përpjekjeve të tij për të siguruar mbështetjen evropiane duket se kishte në mendje zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Ish-presidenti Donald Trump, i cili mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm, ka qenë prej kohësh kritik ndaj ndihmës amerikane për Ukrainën.

Zelensky kishte planifikuar të paraqiste planin e tij në një takim të fundjavës së liderëve perëndimorë në Gjermani, por ai u shty pasi Joe Biden qëndroi ”në shtëpi” për shkak të krizës së uraganit që po ndodh aktualisht në Florida. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Misioni i ri i Elon Muskut - Donald Trump të bëhet

Misioni i ri i Elon Muskut - Donald Trump të bëhet "makineri efikase"

Amerika
Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme

Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme

Bosnja
Pse Tesla, kriptovalutat dhe burgjet po përfitojnë më së shumti pas fitores së Trumpit?

Pse Tesla, kriptovalutat dhe burgjet po përfitojnë më së shumti pas fitores së Trumpit?

Amerika
Shërbimi sekret malazez mori informacione se po përgatitej atentat ndaj presidentit Milatoviq

Shërbimi sekret malazez mori informacione se po përgatitej atentat ndaj presidentit Milatoviq

Mali i Zi
Trump zyrtarizon Rubion si Sekretar të Shtetit

Trump zyrtarizon Rubion si Sekretar të Shtetit

Amerika
Pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale, Trump: Nuk do të rikandidoj, përveç nëse ndryshon diçka

Pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale, Trump: Nuk do të rikandidoj, përveç nëse ndryshon diçka

Amerika
Kalo në kategori