LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet motivi kryesor që po e pengon Chelsean ta shkarkojë Pochettinon nga posti i trajnerit

Zbulohet motivi kryesor që po e pengon Chelsean ta shkarkojë Pochettinon nga posti i trajnerit

Chelsea momentalisht nuk janë duke e konsideruar mundësinë që të shkarkojnë Mauricio Pochettinon, përkundër faktit se ata kanë humbur dy ndeshjet e fundit.

Daily Mail ka raportuar se arsyeja pse Todd Boehly nuk është në gjendje ta lejojë largimin e tij është sepse mendon që shkarkimi i tij mund të sjell pasoja të mëdha për klubin.


Ka një ndjenjë në mesin e bordit të klubit se largimi i Pochettinos do t’i fuste ata edhe më shumë në telashe me Rregullat e Fitimit dhe Qëndrueshmërisë të Ligës Premier (PSR).

Chelsea do të duhej që të paguante rreth 10 milionë euro kompensim në drejtim të teknikut argjentinas, në rast se vendosin që ta shkarkojnë atë dhe stafin e tij në mes të sezonit.

Pagesa e kësaj shumë do të reflektonte në shpenzimet e tyre për sezonin 2023/2024 dhe do mund të rezultonte në thyerjen e rregullave të Ligës Premier dhe kësisoji do të merrnin një gjobë për këtë.

Mesazhi i gruas të Thiago Silvas nuk do t'i pëlqejë aspak Pochettinos
Lexo po ashtu Mesazhi i gruas të Thiago Silvas nuk do t'i pëlqejë aspak Pochettinos

Liga Premier tashmë i ka dhënë një dënim Evertonit duke i hequr 10 pikë këtë sezon, e i njëjti fat e kishte përcjellur edhe Nottingham Forestin.

Për më shumë, Chelseat do t’i duhej që të gjeneronte disa miliona nga shitjet e lojtarëve deri në fund të qershorit të këtij viti, për të evituar thyerjen e rregullave.

Bordi i ri i “Bluve të Londrës” tashmë ka paguar 23 milionë euro si kompensim për shkarkimin e Thomas Tuchel./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori