Është publikuar arsyeja e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

Thuhet se ajo ndërroi jetë në ora 15:10 në kështjellën Balmoral të Skocisë, gjatë 8 shtatorit në moshën 96-vjeç – shkak “pleqëria”, transmeton Telegrafi.

Regjistri Nacional i Skocisë ka publikuar sot certifikatën e vdekjes të Mbretëreshës Elizabeth II.

Këtë dokument e ka nënshkruar e bija e saj, Princesha Anne. Vdekja e Mbretëreshës u regjistruar më 16 shtator.

Në certifikatën e vdekjes figurojnë edhe emrat e babait të saj, Mbreti George VI dhe i ëmës së saj Elizabeth Bowes-Lyon. /Telegrafi/