LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen emrat e katër trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Conten te Interi

Zbulohen emrat e katër trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Conten te Interi

Antonio Conte pritet të largohet shumë shpejt nga drejtimi i Interit dhe mediat italiane tashmë kanë filluar të zbulojnë emrat e mundshëm që mund ta pasojnë atë.

Mediumi italian Gazzetta dello Sport ‘tronditi’ botën e futbollit në veçanti Italinë me lajmin për largimin e Contes.


Conte thuhet se nuk po gjen assesi ujdi me drejtuesit e klubit rreth politikave që do të ndjekin për sezonin e ri dhe kjo po e çon drejt një largimi të pashmangshëm.

Interi dhe Conte drejt divorcit përfundimtar, thuhet se gjithçka ka përfunduar dhe pritet vetëm zyrtarizimi
Lexo po ashtu Interi dhe Conte drejt divorcit përfundimtar, thuhet se gjithçka ka përfunduar dhe pritet vetëm zyrtarizimi

Megjithatë, mediumi italian zbulon se kjo është e vështirë të imagjinohet që një menaxher me përvojë si Beppe Marotta, nuk e kishte marrë parasysh përfundimin e mundshëm të historisë dhe prandaj tani nuk ka një as në mëngë për të zëvendësuar Conten.

Katër emra potencialisht mund të vendosen krah për krah në stolin e Interit.

Emri i parë padyshim se është ai i Massimiliano Allegrit, të cilin drejtori i Interit e kishte kontaktuar tashmë vitin e kaluar. Është ndoshta i vetmi emër që do të lehtësonte pak zhgënjimin e madh të njerëzve të Interit, edhe sepse është gjithashtu në listën e dëshirave të Juves.

I dyti është Maurizio Sarri, por midis të panjohurave është ai i llojit të ekipit që Conte ka formuar dhe që nuk duket i përshtatshëm për idetë ‘Sarriane’.

I treti është Sinisa Mihajlovic, ish-lojtar dhe ndihmës-trajner i Nerazzurrëve, i kontaktuar shumë herë nga Interi, dhe shihet si njeri me grint dhe karakter të stilin Contian.

Në fund, i katërti dhe më i shkëputur është Simone Inzaghi, i cili sot mund t’i japë lamtumirën Lazios. /Telegrafi/