LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen dënimet e Real Madridit për lojtarët: Nga 250 në 3000 euro për vonesa, telefona, intervista e shumëçka tjetër

Zbulohen dënimet e Real Madridit për lojtarët: Nga 250 në 3000 euro për vonesa, telefona, intervista e shumëçka tjetër

Në të gjitha klubet e futbollit ekziston një sistem i mirë për të siguruar që lojtarët të qëndrojnë në linjë, por prapëseprapë vjen si shok kur shihni gjobat në skuadrat elitare.

Deportes Cuatro ka fituar qasje në gjobat disiplinore të Real Madridit, të cilat shkojnë nga 250 në 3000 euro në varësi të rregullit të shkelur.


Real Madridi po planifikon investime në mesfushë në afatin e janarit
Lexo po ashtu Real Madridi po planifikon investime në mesfushë në afatin e janarit

Vonesa është e kushtueshme

Sipas këtyre dokumenteve, lojtarët duhet të paraqiten të paktën 45 minuta para fillimit të stërvitjes.

Të qenit pesë minuta me vonesë do të kushtojë 250 euro, 15 minuta vonesë kushtojnë 500 euro dhe deri në 1000 euro përtej kësaj kohe.

Mungesa e pajustifikueshme nga stërvitja do të shihte lojtarit të dënohet 3000 euro.

Telefonat celularë në heshtje

Po ashtu, vihet theksi te keqpërdorimi i telefonave celularë në disa situata, siç është ai në zhveshtore, në autobus ose diku tjetër pasi telefonat duhet të jenë ‘silent’.

Fillon me një gjobë prej 250 euro e cila, ndërsa nëse dikush përsërit gabimin, gjoba mund të rritet nga 500 deri në 1000 euro.

Pesha, largimi nga Madridi, ngjarje komerciale, intervista …

Për më tepër, Deportes Cuatro zbuloi se lojtarët do të paguajnë 250 euro nëse nuk peshohen, gjë që është e detyrueshme një herë në javë, dhe tejkalimi i peshës që vlerësohet e pranueshme mund të rritet në 1000 euro në rast të kundërvajtjes së përsëritur.

Përveç kësaj, dokumentet e paraqitura tregojnë se lojtarët e Real Madrid duhet të njoftojnë trajnerin e tyre nëse, në një ditë pushimi, ata vendosin të largohen nga kryeqyteti spanjoll, si dhe të informojnë klubin për çdo intervistë ose aktivitet tregtar, të cilat do të duhej të ishin aprovuar nga Los Blancos paraprakisht.

Gjobat në këtë rast mund të arrijnë deri në 1000 euro.

Rregulla të tjera të nxjerra nga këto dokumente:

Lojtarët e dëmtuar duhet të qëndrojnë te Valdebebas deri në fund të sezonit, përveç nëse jepet leja nga mjeku dhe trajneri.

Lojtarët që nuk janë thirrur duhet të jenë në zhveshtore me ekipin përpara fillimit të lojës dhe të qëndrojnë në stadium deri të paktën 10 minuta para se të përfundojë ndeshja.

Vizitorët nuk lejohen në dhoma kur ekipi udhëton jashtë.

Konferencat për shtyp duhet të bëhen me veshjen zyrtare të klubit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori